Të gjithë ata që kanë mbuluar arratinë e Ratko Mlladic në 16 vitet e
vundit do të ndiqen nga drejtësia. Deklarata është bërë nga prokurori
serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic.

“Do të vazhdojmë të përndjekim të gjithë ata që kanë ndihmuar Mlladic dhe të kërkuarit e tjerë që t’i shpëtojnë drejtësisë”, ka deklaruar Vukcevic.

Ai ka theksuar se, ata që kanë fshehur gjeneralin i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të gjithë Serbisë.

“Të fshehësh të kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është një krim i rëndë”, ka shtuar prokurori serb.

Gjykata serbe dha dje dritën jeshile për ekstradimin e Mlladic në Hagë, pavarësisht pretendimeve të tij për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Top Channel