Ndihmës/zëvendës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantriman, tha se ndryshimi i kufinjve në Ballkan është i papranueshëm dhe madje i rrezikshëm.

Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, zyrtari i lartë amerikan hodhi poshtë idenë e shprehur së fundi nga Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç për mundësinë e ndarjes së Kosovës.

“Për Shtetet e Bashkuara, për Kosovën, dhe për shumë vende tjera të BE-së kjo është e qartë; ndryshimi i kufinjëve është joreal, i papranueshëm madje edhe i rrëzikshëm”, tha Kantrimen.

Lidhur me synimet e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, z. Kantrimen tha se nuk mendon që ky vend nuk mund të pranohet në Union pa pranuar realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

“Natyrisht çështja se kush pranohet në Bashkimin Europian është punë e Brukselit dhe jo e Uashingtonit. Por unë mendoj se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të pranojë në gjirin e tij një vend tjetër që ka pretendime territoriale. Unë nuk e shoh mundësinë e pranimit të Serbisë për sa kohë që ajo nuk e pranon realitetin e krijuar në Kosovë”, vijoi diplomati amerikan.

Lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, z. Kantrimen tha se ato po shkojnë më mirë nga ç’është pritur. Por sipas tij ende nuk ka patur vullnet politik për bisedime serioze për zgjidhjen e problemeve praktike.

Shqiptarët dhe serbët në Kosovë e Serbi, tha ai, presin rezultate, që do të përmirësojnë jetën e tyre të përditshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA