Ratko Mlladic, ish-gjenerali mizor serbo-boshnjak i arrestuar për genocid dhe krime lufte, ka kërkuar që në qelinë e tij në Hagë të ketë luleshtrydhe, një televizor dhe libra nga shkrimtarët rusë.

Sipas mediave serbe, Mlladic ka treguar se preferon veprat e Ivan Turghienev, Lev Tolstoi dhe Nikolai Gogol.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që para se të shkojë në Hagë, të vizitojë varrin e së bijës, Ana, e varrosur në Beograd prej vitit 1994, pas vetëvrasjes në moshën 23-vjecare.

Gjykata speciale e Beogradit vendosi sot se Mlladic është në gjendje të ekstradohet në Hagë dhe të ndjekë procesin, pavarësisht pretendimeve për gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel