Brenda fshatit banorët komunikojnë me pëshpërima. Gazetarët nuk janë të mirëseardhur, ndërsa mohojnë ta kenë parë të arrestuarin e Hagës.

Shumica thonë se nuk ka mundësi që Ratko Mlladic të ketë jetuar aty pa u vërejtur. Mendojnë se është montazh.

Megjithatë, Mlladicët pas lirimit të Branko Mlladic, kushëririt të gjeneralit, i janë kthyer punëve të zakonshme të shtëpisë.

Branko ka qenë në ara që në mëngjes. Është dëgjuar 12 orë dhe është liruar përkundër faktit që ka ndihmuar fshehjen.

Banorët thonë se Ratko Mlladic ka jetuar në shtëpinë e verdhë, por nuk mund të thuhet sa kohë.

Rada Guzina, është nga shtëpia fqinje e kumbarëve të Mlladic dhe thotë se dikur e ka parë nëpër dasma, por prej kohësh më jo.

“Pasi erdhi policia, këtu u mbush me njerëz, deri pas mesnatës nuk kemi mundur as të vëmë gjumë në sy. Unë personalisht nuk e kam parë Ratkon këtej, ndërsa djalim im po”, thotë Guzina.

Policia ende ruan shtëpinë që cuditërisht mund të ketë qenë vend i dyshimtë prej kohësh pasi fshati ka shumë Mlladic.

Ky vend i ka takuar dikur gjermanëve të Ballkanit që janë shpërngulur pas luftës, ndërsa kryesisht tani janë vendosur serbët nga Bosnja.

10 kilometra nga Zrenjanini banorët e fshatit të famshëm hamenden nëse dikush e ka denoncuar për shkak të shpërblimit prej 10 milionë eurosh, por mllefi i bënë ata që të propozojnë edhe peticion për ta quajtur fshatin nga Lazarevo në Mlladicovo.

Top Channel