Vlorë, policia padit Shpëtim Gjikën

21/05/2011 00:30

Policia e Rrethit të Vlorës njoftoi se ka depozituar padi penale në prokurorinë e rrethi për kryebashkiakun e qytetit, Shpëtim Gjika.

Policia tha se denoncon kryebashkiakun Gjika për organizim tubimi të paligjshëm. Padi është depozituar edhe për 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe kreu i Policisë Bashkiake të Vlorës.

Sipas policisë, personat në fjalë kanë organizuar ditën e premte manifestimin që coi në bllokimin e urës së Mifolit.

Protestuesit, ashtu si në shumë qytete të tjera, iu bashkuan thirrjes së opozitës për revoltë popullore, për atë që socialistët e quajnë ndryshim rezultati në tavolinë për Bashkinë e Tiranës.

Top Channel