PS, sërish protestë para KQZ-së

21/05/2011 09:00

Sërish sot para selisë së KQZ-së do të zhvillohen protesta të simpatizantëve dhe deputetëve të opozitës, për të kundërshtuar numërimin e fletëve të gabuara.

Mësohet se në protestë do të marrin pjesë edhe militantë të majtë nga qytetet e tjera të vendit, të cilët do të vijnë në kryeqytet me autobusë.

Partia Socialiste pretendon se kryetari i KQZ dhe komisionerët e majtë po shkelin Kodin Zgjedhor me numërimin e fletëve të gabuara.

Në ditët e fundit, për të kundërshtuar veprimin e KQZ-së, në qytete të ndryshme të vendit ka pasur protesta të shumta.

Veprimi i preferuar i protestuesve ka qenë djegia e gomave të automjeteve, për të penguar ndërhyrjen e forcave të policisë.

Top Channel