Protestë jashtë selisë së KQZ-së

21/05/2011 11:15

Nis protesta e paralajmëruar e opozitës jashtë sallës së Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, qe për ditën e katërt vijon punën pa shpallur
ende një rezultat për fituesin e zgjedhjeve lokale 2011 në Tiranë.

Deputeti socialist, Namik Dokle deklaroi se protestuesit janë misionarët e vërtetë të votës së lirë, ndërsa akuzoi kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha si urdhëruesin e vrasjeve më 21 janar dhe kryeministrin Berisha si vrasësin e ëndrrave të shqiptarëve.

Ndërkohë në KQZ po shqyrtohen ankimimet e disa forcave politike për procesin zgjedhor.

Jashtë ndërtesës vihet re një prani e shtuar e forcave të rendit, ndërkohë që protesta në të cilën marrin pjesë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, vijon paqësore.

Top Channel