Përfundon protesta e opozitës para KQZ-së

20/05/2011 21:10

Opozita ka përfunduar protestën përpara selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kryeqytet.

Ndryshe nga dy ditët e para sot nuk ka patur konfrontime mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë gjithë kohës janë mbajtur fjalime nga drejtues, deputetë dhe mbështetës të opozitës që kanë denoncuar vjedhjen e votës që, sipas tyre, po i bëhet hapur nga mazhoranca.

Top Channel