OSBE: Të respektohen institucionet

20/05/2011 15:10

Numri një i prokurorisë shqiptare është takuar sot për më shumë se 40
minuta me shefin e OSBE-së në Tirane Eugen Wolfarth.(UPDATE)

Ne mbarim te takimit zoti Wollfarth tha se prezenca e OSBE-së zhvillon vizita te regullta ne institucionet shqiptare. Ai theksoi se shteti ligjor eshte shume i rendesishem ne te gjitha proceset qe kryhen, vecanerisht ne ato te cilat kane nje interes te larte nga qytetaret.

Situata ne KQZ ishte pjese e deklarates: “Eshte me rendesi vijimi i transparences gje e cila behet permes medias dhe ketu dua ti referohem KQZ-s pas perfundimit te procesit zgjedhor.  KQZ-duhet te jete e perfshire nga pamvarsia dhe puna profesionale mbeshtetur vetem ne shtetin ligjor”, tha Wollfarth.

Ambasadori Wollfarth kujtoi hetimet qe jane duke u zhvilluar per ngjarjen e 21 janarit.

“Zhvillime te rendesishme kane ndodhur ne kete vend, qe prej 21 janarit 2011 disa prej te cilave duhet te shqyrtohen  ne menyre juridike perfshi analizimin ligjor.Nje analizim i tille eshte me rendesi dhe prokuroria e pegjitheshme  eshte duke punuar ne kete proces. Gjithashtu shteti ligjor ne kete vend e ka te percaktuar se ashkush nuk eshte mbi. Nje rendesi te vecante marrin edhe institucinet e parashikuara nga kushtetuta  te cilat duhet te punojne te pa patur asnje forme presioni nga jashte”, tha Wollfarth.

Zyra e shtypit e Prokurores se Pergjithshme ne nje deklarate per mediat thote se nder te tjera ne takimin me ambasadorin Wollfarth u trajtuan edhe ceshtje qe lidhen me zhvillimet qe kane te bejne me procesin zgjedhor. Sipas njoftimit te Prokurorise, zoti Wollfarth, u shpreh se gjate ketij procesi eshte verejtur se vendime te caktuara kerkojne nje interpretim ligjor ndaj eshte e rendesishme qe trajtimi i tyre me profesionalizem te ndikoje ne zbutjen e qendrimeve.

Top Channel