Opozita, protesta në disa qytete

20/05/2011 16:40

Mbështetës të opozitës kanë zhvilluar protesta në disa qytete kryesore të vendit.

Në Vlorë protestuesit janë nisur nga Sheshi i Flamurit drejt Urës së Mifolit, ndërkohë që në Fier dhjetra qytetarë po ecin nga qendra e qytetit deri tek ura e Mbrostarit.

Në Krujë qytetarët kanë bllokuar dy krahët e autostradës Tiranë-Shkodër dhe policia po orienton drejtuesit e mjeteve në dy degëzime të tjera.

Në Korçë protestuesit kanë bllokuar rrugën që lidh këtë qytet me Pogradecin, ndërsa në Elbasan protestuesit janë nisur nga dalja e qytetit në drejtim të Librazhdit.

Protestuesit në Gjirokastër kanë bllokuar aksin rrugor drejt Tepelenës, ndërsa në Sarandë mbështetësit e PS-së kanë bllokuar urën e Gajdarit.

Në krye të këtyre protestave janë drejtuesit e PS-së.

Top Channel