KQZ, debate për votat e kontestuara

20/05/2011 12:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur sërish paraditen e sotme debatet për votat e hedhura në kutinë e gabuar.

Ndërsa ka vijuar hapja e kutive per te numeruar votat e hedhura gabim, kane vijuar edhe debatet e ashpra mes anetareve te vete Komisionit Qendror te ndare ne kater te pozites, qe votuan hapjen e kutive dhe tre te opozites qe kundershtojne si te jashteligjshme proceduren qe po ndiqet.

Selia e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve vijon e rrethuar nga forca te shumta policore te cilat po qendrojne aty. Nderkohe ne mbledhjen e KQZ-së perfaqesuesit e partive te opozites kane kundershtuar sepse ne kutite e votimit te hapura po gjenden fletevotimi me teper se sa numri personave qe rezultojne te kene votuar.

Ndersa anetaret e opozites ne Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaruan se Komisioni Qendror po shkel rregullisht ligjin duke ndryshuar tabelat e firmosura nga numeruesit.Pavaresisht kontestimeve te anetareve te opozites dhe perfaqesuesve te partive te ndryshme, kryetari Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani ka vijuar punen me hapjen e kutive.
 

Top Channel