Fushë Krujë, tritol urës

20/05/2011 20:50

Një sasi e konsiderueshme e ekspozivi është vendosur në Urën e Berdharit në fshatin Luzë të Bashkisë së Fushë Krujës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në orën 2:25 minuta.

Si pasojë e shpërthimit ura ka dalë jashtë funksionit, ndërsa dhjetë banesa të cilat ndodhen përreth saj janë dëmtuar.

Policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke devijuar lëvizjen e mjeteve, të cilët lëviznin në drejtim të Mamurrasit dhe anasjelltas.

Policia ka shoqëruar dhjetë persona, në rajonin e policisë së Fushë Krujës, por deri tani nuk ka mundur të gjejë autorët e ngjarjes.

Top Channel