Arvizu: Nuk ndryshojmë qendrim

20/05/2011 23:30

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu, ai BE-së, Etore Sequi dhe i OSBE, Eugen Ëollfarth  u takuan me liderin socialist Edi Rama pasditen e së premtes, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu iu referuar deklaratës se ndihmës/sekretarit Filip Gordon duke theksuar se qendrimi i SHBA nuk ka ndryshuar. Ai tha dy ditë më parë se rezultati për Bashkinë e Tiranës duhet të mësohet sa më shpejt.

“Unë kam punuar në shtëpinë e Bardhe dhe gjeja e mire per te premten mbrema eshte se eshte vetem dy dite pune larg te Henes. Do ti referohesha deklarates se Fil Gordonit, Ndihmës Sekretari Amerikan te Shtetit.   Mendoj se eshte shume e kuptueshme, mendoj se qendrimi yne mbetet i pandryshuar. Per cfare folem eshte rendesia e te punuarit brenda nje kornize ligjore, ndersa gjeja tjeter eshte per njerezit te mbeten sa me te qete te jete e mundur dhe  mendoj se keto dy gjera  perforcojne njera-tjetren. Qetesia e njerezve dhe te punuarit brenda nje kornize ligjore”, tha ambasadori Arvizu.

Ndihmes/sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon u kërkoi politikanëve shqiptarë të ndalojnë retorikën ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të jetë transparent në përputhje me ligjin.

Gordon tha se SHBA e ka ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që prej zgjedhjeve të 8 Majit. Sipas tij, “dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë”.

Ndihmës/sekretari Gordon thekson rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek populli dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni.

“Politikanët shqiptarë” – shkruan më tej Ndihmës/sekretari i Shtetit në deklaratën e tij – “duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Europian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”.

Gordon tha se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor.

Top Channel