Simpatizantët e PS mblidhen para KQZ-së

19/05/2011 17:55

Simpatizantët e Partisë Socialiste janë mbledhur në këto momente para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas informacioneve të fundit, simpatizantët janë disa dhjetra dhe për momentin situata paraqitet e qetë.

Ndërkohë, komisionerët po vijojnë numërimin e votave të kontestuara, nga të cilat 60 kanë shkuar në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe 24 në favor të atij socialist, Edi Rama.

Para selisë së KQZ-së janë gjithashtu të pranishëm shumë forca të policisë, të cilat ashtu si dhe dje kanë rrethuar ndërtesën duke formuar një kordon.

Top Channel