Qetësohet gjendja jashtë KQZ-së

18/05/2011 12:55

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu takoi sot presidentin Bamir Topi dhe kreun socialist Edi Rama.

Sipas njoftimit te Presidences, Arvizu i shprehu Topit gjithë mbështetjen lidhur me qëndrimet dhe apelet e tij institucionale dhe vuri në dukje nevojën se në këto kushte, duhet mbi të gjitha respektimi i shtetit të së drejtës, në funksion të arritjes së standardeve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese që ato të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.

Me heret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota pro aktit normativ per numerimin e votave per kryetarin e bashkise, te hedhura ne kutite e gabuara.

Ne nje mbledhje qeverie, kryeministri Sali Berisha kerkoi nga KQZ te finalizoje tabelen perfundimtare te rezultateve per Tiranen, si KZAZ e kryeqytetit. “Votat e hedhura ne kutite e gabuara, te numerohen pasi jane vullneti i popullit”, tha Berisha. Kryeministri paralajmeroi se do te kete pasoja te renda nese do te cenohet puna e KQZ-se.

Nderkohe jashte salles se KQZ-se gjendja eshte qetesuar. Komisioni ka nderprere mbledhjen dhe ne salle ndodhen vetem dy anetare te KQZ-se. Deputetet dhe simpatizantet e PS-se jane larguar, pas disa ore qendrimi jashte Pallatit te Kongreseve. Kordoni i policise vijon te mbaje te rrethuar ndertesen.

Top Channel