KQZ vijon numërimin

18/05/2011 22:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shqyrtimin e fletëve të panumëruara të hedhura në kutitë e gabuara.

KQZ mori në shqyrtim kutinë 1918 të KZAZ-së numër 51, ku sipas procesverbalit janë 19 fletëvotimi të panumëruara të panumëruara, 15 për kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe 4 për këshillin bashkiak.

Por hapja e kësaj kutie është kundërshtuar nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste në KQZ të cilët thanë se për kutinë numër 1918 nuk ka patur asnjë kontesim nga ana e KZAZ-së dhe se kjo kuti e ka marrë njëherë vlerësimin.

Top Channel