Tiranë, ekzekutohet një 57-vjecar me thikë

16/05/2011 12:25

Një 57-vjecar është qelluar për vdekje mesditën e sotme pas një sherri
banal me një person tjetër, të cilit viktima i kishte lëshuar banesën me
qira.

Ngjarja ka ndodhur ne nje banese private te shtetasit Sami Kapellari, nga Korca e me banim ne Tirane, ne rrugen “Kongresi i Lushnjes”, prane shkolles “Gustav Majer”.  Sipas policise sherri ka nisur pasi autori i krimit Ylvi Kodra, 61 vjec jetonte me qira ne katin e pare te baneses se viktimes, por prej dy muajsh ai nuk i kishte paguar parate e qirase.

Viktima ishte konfliktuar edhe para disa ditesh me qiramarresin, por ai nuk ja kishte shlyer borxhin. Per kete viktima kishte denoncuar edhe ne polici, por konflikti nuk ishte zgjidhur. Diten e krimit pronari i shtepise i ka kerkuar serish leket qiramarresi, por ky i fundit ne vend te tyre i ka dhene nje thike ne koke dhe nje tjeter ne fyt , duke e lene te vdekur ne vend te zotin e shtepise ne oborr.

Per shkak se policia ndodhet me sherbim ne KZAZ-ne e vendosur prane shkolles “Gustav Majer”, arrestimi i 61-vjecarit ka qene i menjehershem, nderkohe qe zyrtarisht policia deklaron se krimi ndodhi per motive te dobeta.

Top Channel