Sekui takon përfaqësues të KQZ-së

15/05/2011 10:00

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, u takua me përfaqësues të KQZ-së paraditen e sotme.

Sekui e cilësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“BE i konsideron zgjedhjet një test për Shqipërinë në përparimin evropian. BE mbështet institucionet në Shqipëri, besojmë në profesionalitetin e tyre”, u shpreh ambasadori.

 

Top Channel