PD: Akuzat e Braces, të pabaza

15/05/2011 11:05

Partia Demokratike reagon ndaj akuzave të deputetit socialist Erjon
Brace. Përmes zëdhëneses, Albana Mustafaraj, selia blu thekson se akuzat
ndaj numëruesve të koalicionit janë të pabaza, pasi anëtarët e
komisioneve ndodhen në vendin e punës, si në KZAZ-në numër 49 ashtu edhe
në zonat e tjera.

“Numëruesit tanë ndodhen në vendet e punës duke përmbushur detyrën e tyre”, tha Mustafaraj.

Sipas saj, në njësinë 8,9 dhe 11 janë pikërisht komisionerët socialistë të cilët nuk janë paraqitur në detyrë.

“Sigurojmë qytetarët e Tiranës se cdo votë e tyre do të numërohen me korrektesë”, tha zëdhënësja.

Top Channel