Njësia 5, ndërpritet proçesi numërimit

13/05/2011 19:20

Vendimi i KZAZ Nr. 49, ku po numërohen votat e Njësisë 5 në kryeqytet, që të mos lejojë hyrjen në vendnumërim të personave pa autorizim, ka çuar në ndërprerjen e proçesit të numërimit.

Shkak është bërë se nga ky vendim janë nxjerrë jashtë edhe deputetët e forcave politike, të cilët nuk kishin autorizim.

Ndërkohë dhjetra qytetarë janë grumbulluar jashtë shkollës “Vasil Shanto” që presin me padurim rezultatin final.

Aktualisht, sipas KQZ-së, janë numëruar 473 kuti nga të cilat Basha kryeson me 680 vota.

Top Channel