Njësia 5, KZAZ largon personat pa autorizim

13/05/2011 19:00

KZAZ Nr. 49, ku po numërohen votat e Njësisë 5 në kryeqytet, ka vendosur që të mos lejojë hyrjen në vendnumërim të personave pa autorizim.

Ky vendim është marrë për shkak të konfuzionit që krijohej, duke shkaktuar edhe vështirësi në proçesin e numërimit.

Aktualisht, sipas TCH, janë numëruar 473 nga 485 qendra votimi ku kandidati demokrat Lulzim Basha kryeson me 549 vota, ndërkohë sipas KQZ-së janë numëruar 466 kuti nga të cilat Basha kryeson me 808 vota.

Top Channel