Rrahim Pacolli, kushëriri i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, është
një ndër pretendentët kryesorë për marrjen e postit të kryetarit të
AKR-së.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Zëri”, e cila iu referohet burimeve partiake, që kanë preferuar të mbeten anonim.

Sipas burimeve, kongresi i AKR-së do të mbahet në ditët e ardhshme dhe gjatë tij pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë, i lënë bosh pas dorëheqjes së Pacollit nga mandati i deputetit.

Burimet theksojnë se Rrahim Pacolli është kandidati më i spikatur, ndërkohë që në garë do të marrin pjesë edhe Ibrahim Makolli e Ibrahim Gashi.

Mediat kosovare shkruajnë se Rrahim Pacolli është drejtori i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Kosovë, “Siguria”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA