Një luks aq i shfrenuar sa nuk mjaftojnë 5 yje.

Për këtë arsye “Bayan Tree International” i ka kërkuar zyrës së turizmit të qytetit spanjoll të Almunecar (Granada) që të çojë në 7 numrin e yjeve të hotelit madhështor që do të ndërtohet në vitin 2013.

Hoteli, që do të quhet Bahia Fenicia, do të ketë dhoma standard prej 40 m² dhe shërbime me limuzinë, helikopter dhe një mazhordom privat.

Në vitet 2014 dhe 2015 parashikohet që Bahia Fenicia të shtojë 50 apartamente private prej 500 m² me pishinë brenda.

Në Spanjë, 5 yjet janë maksimumi që njeh ligji për hotelet, por shoqëria është në lëvizje për të marrë edhe 2 yjet e tjera shtesë për tu bërë kështu i vetmi hotel i vendit iberik me 7 yje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA