Shkodër, humb jetën një 22-vjecar, një i plagosur

29/04/2011 14:10

Një 22-vjecar nga Shkodra humbi jetën sot në një aksident tragjik.
Ngjarja ndodhi në orën 12.45 minuta në lagjen “Tom Kola” te qytetit të
Shkodrës pranë kryqëzimit të shkolles pyjore.

Nje automjet me targa te Malesise se Madhe dhe qe drejtohet nga nje 60-vjecar banues ne Gruemire. 22 – vjecari Frenkin Arra drejtonte nje motor dhe eshte perplasur me automjetin.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi Frenkin Arra, si dhe është dëmtuar, edhe nje 20 vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në motorr dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin rajonal, pa rrezik për jetën.

Shërbimet e Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes , ku po kryen dhe veprimet e duhura hetimore e proceduriale.

U bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit shtetasit Fran Rrukaj dhe materialet në ngarkim të këtij shtetasi do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel