Rama: Tirana, kryeqendër e rajonit

29/04/2011 15:50

Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama ka vijuar takimet me banorët në minibashkinë numër 4, ku rikandidon Vaid Kalaja.

Rama u ka kujtuar banoreve se pak dite kane mbetur per te vendosur ndeshkimin me vote te qeverise se korruptuar.

“Ta heqim pengesen e madhe qe kemi perpara, Sali Berishën. Qe te kenë njerëzit punë, duhet ta lëmë atë pa punë”, tha Rama.

Me pas eshte prezantuar projekti i bashkise per qendren e Tiranes, per ta shnderruar ate ne kryeqendren e rajonit.’Qendra e Shekullit 21′, me 150 mije metra katrorë do te kete 20 sheshe publike, 4 korridore zhvillimi, ate ekonomik, rekreativ, teknologjik  dhe korridorin administrativ, nderkohe qe eshte konceptuar ne 4 distrikte, si kulturor, ekonomik, hapsira komunitare dhe administrative.

Ne pjesen administrative do te ndertohen zyrat e reja te Bashkise, Pallati i Drejtesise, ai i Finances, Qendra Rajonale e BE-se. Nderkohe qe kryetari i bashkise ka bere nje krahasim me modelin e kundershtareve, qe sipas tij nuk dine se c’thone.

“Mjafton të shohësh qytetet dhe komunat e qeverisura prej tyre për të kuptuar, se ata nuk dine cfarë thonë. Ata bëjnë vetëm një zhvillim kuturu, me pasoja degraduese për mjedisin natyror, për mjedisin ekonomik dhe social”, tha Rama.

 

Top Channel