Kontrolli shtatzanive, kujdes në kontrollin prenatal

29/04/2011 13:45

Mjeket gjinekologë në vendin tonë nuk bëjnë diagnozën prenatale tek
nënat shtatzanë duke lejuar lindjen e femijeve me defekte gjenetike apo
me semundje te trasheguara.

Gjinekologet tane ne ndjekjen e shtatzanise, mjaftohen thjesht me nje eko abdominale dhe kaq. Sipas presidentit te Shoqates se Obstetri-Gjinekologjise Nikita Manoku, jo te gjithe mjeket gjinekologe jane te afte te bejne keto diagnoza per shkak te mangesive ne formim dhe mungese se aparaturave.

“Sot për sot bëhet në mënyrë sporadike.Jo të gjithë mjekët janë të pregatitur në atë nivel që kërkon mjekësia bashkëkohore. Të gjithë duhet të pregatitemi për këtë”, tha Manoku.

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili i pranishem ne ne kongresin e dyte te Gjinekologjise dhe Obstetrikes  theksoi edukimin e vazhdueshem te mjekeve i cili ndikon direkt ne shendetin e nenes dhe te gruas.

Ne Kongresin e Gjinekologjise dhe Obstetrikes mjeke gjinekologe shqiptare dhe nga vendet e rajonit kane shkembyer eksperienca ndermjet tyre mbi shëndetin e gruas dhe femijes.

Top Channel