“Një imazh vlen më shumë se 1 mijë fjalë. Duke qenë se ka shumë imazhe, nuk do të flasë më për atë që ka ndodhur”.
Kështu është shprehur tekniku i Realit, Madrid José Mourinho, duke folur për ndëshkimin e Pepe gjatë takimit të Champions League kundër Barcelonës, i fituar 2-0 nga këta të fundit, duke shkuar kështu në finalen e Ëembley.
Fjalët e portugezit i referohen fotove dhe filmimeve që, sipas Realit, tregojnë se Pepe nuk ka kryer asnjë faull ndaj Dani Alves. Imazhe që e nxjerrin gabim arbitrin gjerman Wolfgang Stark që më pas ka përjashtuar futbollistin e Realit.
“Tani kam më shumë dëshirë që të vazhdoj të drejtoj Realin e Madridit për gjithçka çfarë përfaqëson”, është shprehur Mourinho në vigjilie të garës së kampionatit me Real Saragozza.
Ata që pyesin nëse ndihet përgjegjës për humbjen ndaj formacionit të Guardiola, Mou replikon me vendosmëri se ai nuk ka asnjë faj.
Top Channel