38 vite më vonë, Anglia gjen ‘Maradonën’ e saj…
06/07/2026 15:21
Jude Bellingham vazhdon të shkruajë histori në skenën botërore.
Mesfushori i Anglisë shkëlqeu në ndeshjen e fundit me dy gola, tre goditje në portë, tetë driblime dhe dhjetë duele të fituara, duke dominuar totalisht në një ndeshje me eliminim direkt.
Ajo që e bën performancën e tij edhe më të veçantë është krahasimi historik: Bellingham është lojtari i parë që arrin këto shifra në një ndeshje knockout të Botërorit që nga legjenda argjentinase Diego Maradona në gjysmëfinalen e vitit 1986 kundër Belgjikës.
Një paraqitje që e vendos Bellingham në të njëjtën frymë diskutimi me ikonat më të mëdha të futbollit botëror.
Top Channel