Live Spanjë-Portugali/ Yamal me shokë prodhojnë pa fund, por mungon finalizimi i duhur. Luzitanët godasin shtyllën (Video)
Adidas i prezanton botës Trionda Final, topin që do të përdoret në fazat e fundit të kampionatit botëror të Futbollit, gjysmëfinalet, finalja për vendin e tretë dhe finalja e madhe. I bazuar te topi zyrtar Trionda që u prezantua në tetor të 2025, ky top ka një dizajn që ruan të njëjtën strukturë të orientuar te performanca.
Për herë të parë në historinë e botërorëve, Adidas shkon përtej përditësimit kromatik duke prezantuat një dizajn të dedikuar që reflekton rëndësinë e ndeshjeve përmbyllëse të turneut.
Dizajni i Trionda Final frymëzohet nga rrugëtimi drejt çmimit më të lakmuar të futbollit. Ngjyra e artë premium i referohet trofeut të Kupës së Botës e vendosur në një bazë të zezë për të përmirësuar pamjen e topit duke krijuar një identitet viziv të guximshëm dhe të rafinuar për fazën finale të kompeticionit. E gjithë kjo është e kompletuar nga detaje dinamike rozë dhe të kuqe që injektojnë energji në dizajn dhe krijojnë një lidhje vizive me këpucët e veshur nga futbollistët në fushë.
Trionda Final iu bën homazh qyteteve pritëse të ndeshjeve vendimtare të turneut përmes një qasjeje të fortë tipografike të integruar direkt në grafikën e paneleve. Katër qytetet e finaleve, Dallas, Atlanta, Miami dhee Neë York/Neë Jersey janë të dukshëm në blloqet kryesore të dizajnit ndërsa qytetet e tjera pritëse janë inkorporuar në elementë grafikë në formë trekëndore duke krijuar një narrativë të shtresuar në sipërfaqen e topit.
Topi ka të njëjtën strukturë dhe 4 panele, me panele që kanë të njëjtën formë dhe strukturë sipërfaqësore të Triodës duke garantuar paraqitje identike në fushë që nga ndeshja hapëse deri te fërshillimi i fundit i turneut.
Trionda Final përfshin edhe evoluimin e fundit të Connected Ball Technology të Adidas duke ofruar të dhëna të sakta në kohë reale pnë mënyrë që arbitrat të marrin vendime më të shpejta dhe për të përmirësuar analizën e lojës.
Top Channel