Live Spanjë-Portugali/ Yamal me shokë prodhojnë pafund, por mungon finalizimi i duhur. Luzitanët godasin shtyllën (Video)
Brazilian i Santa Barbara d’Oeste, 46 vjeç, arbitër i FIFA që nga 2015, Raphael Claus është arbitri që duke i nxjerrë kartonin e kuq Folarin Balogun në minutën e 19 të pjesës së dytë në SHBA- Bosnje në 2 korrik, në mënyrë të pavullnetshme ka ndezur luftën mes FIFA dhe UEFA pasi qeveria e futbollit botëror vendosi në mënyrë surprizë që të pezullojë skualifikimin e sulmuesit amerikan.
Gjatë një aksioni loje, Balogun shkeli kaviljen e mbrojtësit të Sassuolos, Tarik Muharemovic. Në momentin e parë Claus nuk i tregoi karton të kuq duke e konsideruar si të pavullnetshme ndërhyrjen e tij, por ai u thirr para monitorit të sistemit VAR për të vendosur më pas për një faull të rëndë loje që parashikon ndëshkim me karton të kuq direkt. Në fazën e grupeve ai kishte gjykuar edhe ndeshjen mes Spanjës dhe Arabisë Saudite e përfunduar 4-0.
Claus, që Donald Trump e përkufizoi ‘pak të dyshimtë’, në 2024 u përfshi në vorbullën e polemikave pas një denoncimi të bërë nga pronari i Botafogo, John Textor; i marrë në pyetje nga komisioni parlamentar për bastet në Brazil, ai u lirua nga akuzat pa marrë asnjë ndëshkim. Textor kishte paraqitur dokumenta për manipulime të dyshuara të kampionatit brazilian dhe me ndeshjeve të kontestuara figuronin disa të gjykuara nga Claus. Por akuzat rezultuan të pabaza dhe as Federata nuk nisi asnjë procedim disiplinor kundër tij.
Ndërkaq, Federata Braziliane e Futbollit doli në mbrojtje të arbitrit të saj përmes një komunikate për shtyp. ‘Mohojmë çdo insinuatë që vë në dyshim integritetin e Raphael Claus, një profesionist ekzemplar’-theksohet në komunikatën e CBF
Top Channel