Republikanët: Nuk ka përcarje me PD-në

28/04/2011 19:55

Nënkryetari i PR, Arjan Madhi ka mohuar zërat për përcarje të koalicionit të djathtë, pas akuzave që kandidati i Aleancës për Qytetarin në Bërdicë, Qamil Gjurreta i bëri PD-së.

Madhi ka theksuar se republikanët mbeten aleatë besnikë të PD, pavarësisht tentativave të elementëve të caktuar për të dëmtuar koalicionin.

“Nuk do të ketë përcajre. Partia Republikane mbetet aleate e fuqishme e PD dhe tërë koalicionit Aleanca për Qytetarin, pavarësisht interesave të disa individëve që synojnë të na përcajnë. Ngjarje të tilla ka patur edhe më parë, kur kandidatë të caktuar kanë kandiduar për subjekte të tjera”, ka deklaruar Madhi.

Gjurreta akuzoi drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike se po punojnë kundër, edhe pse kandidimi i tij është miratuar me anë të marrëveshjes se koalicionit.

Top Channel