Rama: Shfrytëzim barbar i pasurisë kombëtare

26/04/2011 10:40

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama deklaroi se shfrytëzimi barbar i
pasurisë kombëtare po shkatërron shoqërinë, ndërsa menaxhimi i
territorit është tepër i rëndë.

Në një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë, Rama theksoi se qytetarët duhet t’i përgjigjen me votë më 8 maj këtyre problemeve të mëdha dhe shkatërrimit të indeve të shoqërisë.

“Janë rritur me dy shifra cmimet për ushqimet dhe mjetet e jetesës. Ndjej dhimbjen që ka shkuar deri në palcë”, tha Rama.

Top Channel