Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO)
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka mbërritur në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Penian, në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur cështjen e programit bërthamor.
Carter po merr pjesë në një vizitë treditore të organizuar nga grupi i ish-liderëve botërorë, i njohur me emrin Të vjetrit.
Ata shpresojnë të takohen me liderin koreano-verior Kim Jong il. Mes tyre janë edhe ish-presidenti finlandez Marty Ahtisari dhe ish-presidentja irlandeze Mary Robinson.
Pasi u nis për në Penian, ish-presidenti Carter tha se grupi shpresonte të takohej edhe me të birin e Kim Jon il, Kin Jong un. Por ai nënvizoi se kjo nuk është e sigurtë nëse do të ndodhë.
Gjatë vizitës Të vjetrit do t’u paraqesin një raport të gjitha palëve të përfshira në negociatat bërthamore të Koresë së Veriut, të bazuar në takimet e zhvilluara në Pekin, Penian dhe Seul.
Top Channel