Champions, sonte gjysmëfinalja e parë

26/04/2011 11:30

Pasi ka prenotuar titullin e 19-të të Premier Ligës, Machester United
fluturon për në Gelsenkirchen për të tentuar hipotekimin e finales së
Uembllit.

Por përballë do të ketë Schalke, ku bën pjesë i paperëndueshmi Raul, që luajti një rol kyc në ndeshjen e ekipit gjerman me Inter.

Davidi kundër Golias, e cilësojnë mediat ndërkombëtare ndeshjen e sotme, që është dhe gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve.

Nga njëra anë janë djajtë e kuq, ende të pamposhtur në këtë sezon evropian dhe për herë të katërt mes katër skuadrave më të mira në pesë vitet e fundit.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick, e cila nuk ka arritur kurrë në një turn të tillë në garat e Ligës së Kampioneve.

Por, nëse kishte korrur vetëm fitore në katër garat e para, në turnin e fundit të kampionatit gjerman Schalke u gjunjëzua në fushën e Caiserslautern.

Ndërsa sezoni shtëpiak i United ka qenë më pozitiv, pasi katër javë nga përfundimi, falë gjashtë pikëve avantazh ndaj Chelsea, ekipi i Alex Fergusson ka hipotekuar titullin.

Top Channel