Tiranë, vritet me armë zjarri 60-vjecari

25/04/2011 22:10

Një 60-vjecar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tiranë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve të fundit, viktima quhet Sulejman Haxhia, i cili është qëlluar para pak castesh tek rruga “Naim Frashëri”.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se vrasësit janë ende anonimë pasi janë larguar në kohë nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, drejtuesit e uniformave blu nënvizojnë se nga hetimet paraprake dyshohet që motiv i vrasjes të ketë qenë hakmarrja.

Top Channel