Të thuash JO do të thotë që më pas të fillosh të japësh shpjegime apo të hysh në negociata me të tjerët.
Gjithashtu do të thotë që të tjerët të të kritikojnë, të mërziten me ty apo të të konsiderojnë si zemërgur. Por, të thuash JO është e domosdoshme nëse duam të tregojmë personalitet dhe të jemi vetvetja.
Ja disa këshilla praktike që ndihmojnë për refuzuar pa frikë:
Mos u ndje në faj – Për të marrë një PO, njerëzit e afërm kërkojnë që tek ty të lindë ndjenja e fajit. Mos u ndiko nga këto tentativa dhe refuzo në mënyrë të prerë.
Mos u nxito – Para se të përgjigjesh merr kohën e nevojshme për të vënë në balancë të mirat dhe të këqiat që paraqet situata. Sidomos mendohu kur të tjerët bëjnë presion për të marrë nga ty një përgjigje pozitive.
Përgatitu – Të refuzosh sjell gjithmonë një ndjenjë ankthi sepse mendon për gjërat e këqia që mund të thonë të tjerët për ty. Bëj gati fraza të tilla si “më vjen shumë keq, por përgjigja ime është JO”.
Mos “sulmo” bashkëbiseduesin – Mos thuaj “ti nuk ke asnjëherë para në xhep”, por thuaj “unë nuk mund të të jap borxh”. Gjithashtu përdor fraza që bëjnë të duket se i pranon kritikat pa hequr dorë nga pikëpamja jote. Për shembull: “E di që nuk po tregohem i sjellshëm, por nuk të ndihmoj dot këtë herë”.
Mos i përdor këshillat gjithmonë – Mos refuzo sepse je nervoz, ke shpirtin e kundërshtimit apo sepse ke mësuar si të thuash JO. Gjithashtu mos thuaj JO në mënyrë agresive sepse jep përshtypjen e personit antipatik. Të dish të thuash JO lejon që të thuash edhe më bukur PO.
Top Channel