Libi, tributë kërcënojnë rebelët

23/04/2011 08:55

Tributë që i qëndrojnë besnike kolonelit Muammar Gaddafi kanë deklaruar se, nëse ushtria nuk i largon dot rebelët nga qyteti-port i Misratës, atëherë këtë gjë do ta bëjnë ato.

Zëvendësministri i Jashtëm, Khaled Kaim tha se ushtria është përpjekur të mbajë të ulët nivelin e viktimave në radhët e civilëve, por paralajmëroi se tributë nuk do të tregohen kaq të kujdesshme.

Trupat e kolonel Gaddafi-t prej javësh përpiqen të marrin nën kontroll Misratën, ndërkohë që forcat e NATO-s vazhdojnë sulmet ajrore mbi Tripoli.

Qeveria libiane thotë se tre persona kanë mbetur të vrarë nga këto sulme, të cilat liderët perëndimorë kanë premtuar se do t’i intensifikojnë.

Korrespondenti i BBC, Jeremy Bowen ka parë bunkerin e liderit libik të goditet dy herë në orët e para të së shtunës.

Top Channel