13-vjeçari që peshon 190 kg

22/04/2011 16:45

Jose Daniel Campos është një djalë 13-vjeçar i cili është në luftë me vdekjen prej disa ditësh.

Kiliani vuan nga obeziteti dhe peshon 190 kilogramë. Ai pësoi para tre ditësh një infarkt kardiak që i rrezikoi jetën. Përveç kësaj, djaloshi është azmatik, ka probleme me mushkëritë, nivelet e kolesterolit i ka shumë të larta dhe vuan nga tensioni. Të gjitha këto vijnë nga mbipesha e tij.

Edhe pse Kili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në botë, 65% e popullsisë së këtij vendi vuan nga mbipesha.

Ministria e Shëndetësisë së vendit amerikano-latin thekson se ky problem vjen nga informacioni i pakët që marrin njerëzit mbi ushqimet.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë