Gjuha shqipe u krijua në Afrikë

19/04/2011 17:50

Në botën e sotme ekzistojnë më shumë se 6 mijë gjuhë të folura, por sipas një studimi të kryer së fundmi, të gjitha ato e kanë prejardhje nga një gjuhë e vetme e folur në Afrikë 50-70 mijë vjet më parë.

Sipas Quentin Atkinson, psikolog i evolucionit në Universitin e Oklandit në Zelandën e Re, rreth 50 mijë vjet më parë paraardhësit tanë nisën të zhvillonin format e artit të parë primitive apo armë gjahu me një nivel sofistikimi.

Sipas këtij eksperti, ky shpërthim krijues krijoi një klimë të favorshme për zhvillimin e gjuhëve, të cilat në pikë të zhvillimit njerëzor ishin vetëm një mënyrë për të formuluar mendime abstrakte apo kode kyçe që evoluan nga pasthirrmat.

Gjuha e parë u krijua midis pak personave, por ndërsa fiset filluan të ndaheshin dhe të popullonin pjesë të ndryshme të kontinentit afrikan, filluan të ndodhnin evolime të pashmangshme dhe pas disa kohe, kishte fise që nuk e flisnin më fare gjuhën e paraardhësve të tyre.

Atkinson e ka aplikuar këtë teori për 504 gjuhë të njohura dhe ka zbuluar se numri më i madh i dialekteve verifikohet në Afrikë, zbulim që mbështet teorinë e tij.

Gjuhët më të varfëra në dialekte janë ato të Amerikës së Jugut dhe ishujve të Paqësorit, fenomen që mbështetet nga teoria e besuar gjerësisht se ato ishin tokat e fundit të populluara prej njeriut.

Sipas një teorie shkencore të besuar gjerësisht, specia njerëzore u shfaq në Afrikë 200 mijë vjet më parë. Midis 70-50 mijë viteve, njerëzit e parë nisën të lëviznin dhe të shtoheshin në atë masë sa që filluan të kolonizonin planetin e tyre.

Megjithatë, origjinat gjuhësore janë shumë të zbehura, pasi shumë prej tyre i kalojnë 8 mijë vjet ekzistencë dhe disa mijëvjeçarë kanë sjellë dobësimin e natyrshëm të origjinës.

Top Channel