Ugandë, arrestohet lideri i opozitës

18/04/2011 11:10

Lideri i opozitës ugandeze, Kizza Besigye, është arrestuar në kryeqytetin Kampala gjatë një protestë kundër çmimeve të ushqimit dhe karburantit, sipas deklaratave të policisë.

“Besigye është arrestuar në rrugë ndërsa drejtonte në qytet persona të tjerë. Për momentin mbahet i izoluar në stacionin e policisë së Kasangati”, është shprehur zëdhënësi i policisë.

Top Channel