Siri, vrasje në funeral

18/04/2011 16:45

Një kamera amatore ka filmuar forcat e sigurisë siriane teksa kanë hapur zjarr mbi turmën që merrte pjesë në një funeral të viktimave të një dite më parë.

Katër persona mbetën të vrarë nga këto atentate, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke lënë të shokuar miliona njerëz në mbarë planetin.

Disa herë vendet perëndimore dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar shtetin sirian se ushtron dhunë ndaj protestuesve.

Disa ditë më parë presidenti Bashar al Assad premtoi se do të realizonte reforma ekonomike, por as ky premtim nuk e ka qetësuar popullin.

Top Channel