Nigeri, presidenti bën thirrje për qetësi

18/04/2011 21:10

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, bëri një thirrje për “përfundim të dhunës së panevojshme dhe të shmangshme”, e cila është ndezur në vend pas votimeve presidenciale.

Rezultatet paraprake paraqesin Jonathan si fitues të qartë të zgjedhjeve, pasi me vetëm dy krahina ku nuk janë shpallur rezultatet nga 37 të tilla, ai ka fituar 57% të votave.

Protesta dhe përleshje janë regjistruar në veriun musliman të vendit, ku të gjitha zonat u fituan prej liderit të opozitës, Muhammedu Bahiri.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtare, zgjedhjet kanë qenë të drejta dhe të lira, por partitë e opozitës nuk janë të bindura për këtë dhe theksojnë se janë vjedhur votat.

Sipas Kryqit të Kuq, disa dhjetëra persona janë vrarë në dy ditët e fundit në veriun e vendit në përballje me forcat e policisë apo në përleshjet midis personave të ndryshëm, por është ende e paqartë se cili është numri i vërtetë i viktimave.

Top Channel