Libi, të paktën 1 mijë viktima në Misrata

18/04/2011 20:35

Të paktën 1 mijë persona kanë vdekur dhe mbi 3 mijë të tjerë janë plagosur që prej fillimit të konfliktit në qytetin libian të Misratës disa javë më parë, lajmëruan burime spitalore lokale.

Qyteti me 300 mijë banorë është i vetmi i kontrolluar prej kryengritësve në perëndimin e vendit dhe është shndërruar në një simbol të rezistencës së rebelëve.

Shumica e të viktimave nuk janë luftërarë, por civilë, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur viktimë e armëve të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, siç janë predhat që thërmohen.

”80% e të vdekurve janë civilë”, deklaroi për “AFP”-në drejtori i spitalit, Khaled Abu Falgha, duke theksuar se 60 shtretërit e ndodhur në spital janë gjithmonë të mbushur me të plagosur, ndërsa shumë prej tyre janë sistemuar në dyshemenë e korridorit apo ambienteve të tjera, si pasojë e mungesës së vendeve.

Pas një pauze të shkurtër, forcat e Muammar Gaddafi-t rinisën të bombardojnë Misratës që prej ditës së dielë. Këtë e kanë bërë të ditur rebelët, që flasin për 17 viktima si rrjedhojë e sulmit.

Top Channel