Japoni, radioaktiviteti në rritje

18/04/2011 08:15

Agjencia japoneze për sigurinë bërthamore ka bërë të ditur se në reaktorët numër 1 dhe 3 të centralit bërthamor të Fukushimës janë zbuluar nivele të larta rezatimi, në rritje në krahasim me ditët e shkuara, gjë që pengon teknikët të hyjnë.

Dje dy robotë kishin matur radioaktivitetin në të dy reaktorët dhe rezultati në reaktorin 1 shkonte nga 10 në 49 milisievert në orë, ndërsa tek 3-shi nga 28 në 57.

Të premten maksimumi ishte 2-4 milisievert në orë.

Top Channel