Hungari, miratohet kushtetura kondratiktore

18/04/2011 21:30

Ligjvënësit hungarezë miratuan sot një kushtetutë të re të shumëdebatueshme, e hartuar nga partia e qëndrës së djathtë “Fidesz”, e kryeministit Viktor Orban.

Partitë më të mëdha të opozitës bojkotuan votimin, por Fidesz, parti e cila u ngjit në pushtet me 2/3 e votave në vitin 2010, kishte numrat e mjaftueshëm për të kaluar ndryshimet thelbësorë që i bëhen kushteturës aktuale.

Sipas Kryeministrit Orban, reformat e parashikuara do të vazhdojnë procesin e demokratizimit të vendit, të nisura pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1989.

”Është një borxh i madh që kemi ndaj hungarezëve që sfiduan regjimin dhe aktorëve politikë që sakrifikuan jetën e tyre për të sjellë ndryshimin më të madh që ka ndodhur në jetën e hungarezëve”, deklaroi Orban.

Aleanca e udhëhequr nga partia Fidesz kaloi ligjin me 262 vota, ndërsa 44 deputetë votuan kundër. Dy partitë më të mëdha të opozitës, socialistët dhe të gjelbërtit vendosën që të mos merrnin pjesë në votime.

Që prej ardhjes në pushtet, Fidesz ka ndërmarrë disa reforma shumë kontradiktore, si ajo e pensioneve, plani për rritjen e taksave apo ligji i ri për mediat, i tërhequr pas reagimeve të ashpra nga Bashkimi Europian.

Në bazë të kushtetutës së re, presidenti ka të drejtë të shpërndajë parlementin nëse buxheti i vitit nuk miratohet nga janari deri në prill, ndërsa shkurtohen kompetencat e Gjykatës së Lartë rreth auditimit të fondeve qeveritare.

Top Channel