Emigrantët me tren drejt Francës

18/04/2011 10:50

Vijojnë rregullisht trenat në vajtje dhe ardhje nga Franca, këtë mëngjes në stacionin e Ventimiglia, në Itali.

Disa afrikanoveriorë janë nisur me trenat e parë të mëngjesit, të tjerët kanë tentuar fatin duke u ngjitur ne trenat tregtarë.

Për momentin asnjë emigrant me leje qendrimi të përkohshme nuk është kthyer nga autoritetet franceze.

Natën e shkuar, qendra e pritjes së Ventimiglia ka pritur 150 emigrantë dhe 50 të tjerë kanë fjetur në ish korridorin e doganës në stacion.

Top Channel