BE, 110 milionë euro për Çernobilin

18/04/2011 21:55

Komisioni Europian bëri të ditur se do të shpenzojë 110 milion euro për ndërtimin e një strukture shtesë që do të rrethojë impiantin bërthamor të Çernobilit, i cili shpërtheu në vitin 1986, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore të historisë në kohë paqeje.

”Nesër do të njoftoj zyrtarisht për një fond të ri prej 110 milion eurosh për Çernobilin”, deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, pas një takimi në Kiev me Presidentin Ukrainas, Viktor Yanukovich.

”Shpresojmë që partnerët tanë kryesorë të rrisin gjithashtu kontributin, në mënyrë që të përfundojmë punimet për strukturën e re të sigurisë deri në 2015”, shtoi Barroso në një komunikatë të dytë, orë më vonë.

Ndonëse incidenti ndodhi 25 vjet më parë, në Çernobil vazhdohet të regjistrohen rrezatime të larta, ndërsa vazhdon të jetë e ndalur përfshirja brenda një perimetri sigurie.

Sipas shtypit europian, rikthimi i vëmendjes tek reaktorët e dëmtuar të Çernobilit i detyrohet rikthimit të vëmendjes tek rreziku bërthamor, pas krizës që është duke përjashtuar aktualisht Japonia në reaktorët e Fukushimës.

Top Channel