Zgjedhjet ndajnë Nigerinë

17/04/2011 19:25

Rezultati i zgjedhjeve të së shtunës në Nigeri vërtetoi atë që i gjithë faktori ndërkombëtar i druhej, ndarjen e thellë të vendit.

Veriu musliman ka mbështetur kandidatin, ish-gjeneralin Mohamed Buhari ndërsa jugu me shumicë të krishterë mbështeti presidentin aktual, Goodluck Jonathan.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin brenda 48 orëve, ndërkohë që vëzhguesit ndërkombëtare nuk përjashtojnë mundësinë e një balotazhi, që deri më tani duket se është i pamundur.

Top Channel