Libi, forcat e Gedafit bombardojnë Misuratën

17/04/2011 13:25

Forcat e Gedafit kanë bombarduar Misuratën ditën e sotme për rreth 30 minuta duke shkaktuar 6 viktima në radhët e civilëve.

Lajmin e bën të ditur Al Jazeera.

Gjithashtu edhe 47 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e predhave.

“Ndërhyrjet e NATO-s nuk janë të mjaftueshme dhe prova për këtë janë civilët e pafajshëm që po vriten çdo ditë”, ka thënë një mjek.

 

Top Channel