Kubë, drejt fundit dinastia Kastro

17/04/2011 21:10

Në Kubë duket se po fryjnë erëra ndryshimesh. Presidenti i vendit, Raul Kastro, propozoi miratimin e një ligji që i jep fund qendrimit në pushtet për dekada me radhë të një personi të vetëm.

Ai tha se ligji i ri do ta kufizojë qeverisjen e një individi deri në dy mandate 5 vjecare.

“Mandatet e politikanëve në pozicionet kycë të qeverisjes duhen kufizuar në dy 5 vjecarë, ndërsa vetë qeveria do t’i nënshtrohet një ripërtëritje sistematike”, tha Kastro në hapjen e të parit kongres të komunistëve kubanë që prej 14 vjetësh.

Ky është plani i njeriut që mori frerët e pushteti në Kubë nga i vëllai, Fidel Kastro e që tani po jep shenja se mund të cojë vendin drejt një epoke të re.

Vëllezërit Kastro kanë qeverisur Kubën për 52 vjet, por nëse gjërat do të bëhen sic thotë presidenti aktual, ai vetë mund të largohet nga posti që në 2013, cka do të thoshte fundi i dinastisë së Kastrove në vendin komunist.

Top Channel